Ndahet nga jeta sportisti i njohur

Ylli Tare është ndarë nga jeta si pasojë e Covid 19.

Ish-zyrtari i njohur i FSHF-së është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Ylli Tare ka qenë një ndër zyrtarët më të njohur, me një kontribut të jashtëzakonshëm në sportin shqiptar ndër vite.

Ai ka shërbyer si drejtor i Qendrës së Grumbullimit të Ekipeve Kombëtare dhe drejtor i stadiumit Kombëtar, duke lënë gjurmë të pashlyera të profesionalizmit dhe dashurinë ndaj sportit dhe futbollit në veçantë.

Komuniteti i futbollit dhe i sportit do ta ndiejë thellë humbjen e tij dhe do ta kujtojë gjithmonë.

Ai është babai i Igli Tares, një prej futbollistëve më të dashur të kombëtares shqiptare./E.M-noa.al