Gazetarja ngre alarmin për cilësinë e ushqimeve. Një ngjarje fare e pakëndshme i ndodhi me miellin

Gazetarja e Radio Televizionit Shqiptar, Blerta Tafani ka bërë një denoncim në profilin e saj të facebook-ut, pas një ngjarjeje të pakëndshme që të shton akoma më shumë pasigurinë për ushqimet që konsumojmë çdo ditë. Pasi ka bërë pazar në një market në mes të Tiranës, siç thotë gazetarja, ka nisur të gatuajë dhe nga mielli që kishte blerë kanë dalë krimba e miza.E revoltuar nga kjo ngjarje, ajo ka bërë edhe një thirrje për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, duke kërkuar që kontrollet të shtrihen edhe në markete: “AKU nuk duhet të presë emisionet që të dalë për kontroll. Në mënyrë urgjente duhet të dalë për kontroll në çdo market. Ky është miell i blerë mbrëmë në mes Tiranës. I mbush me krimba. I skaduar një zot e di se kur, por me datë të rregullt ama. Tregtarët matrapazë po na vjedhin dhe po na helmojnë çdo ditë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *