Kek me Fruta të thata

0
9

Përbërësit



250 gr miell
250 gr gjalpë
250 gr sheqer
4 kokrra vezë
150 gr fruta të thata
1 lugë gjelle sodë (për pjekje)
sheqer pluhur (për servirje)

Përgatitja
Në një mikser rrahim vezët dhe sheqerin deri sa të formohet një masë shkumoze në ngjyrë të verdhë të çelur, ndërkohë shkrijmë gjalpin.E heqim nga mikseri masën dhe shtojmë përbërësit e tjerë duke i përzierë me një mariz (spatul silikoni).Marrim formën e kekut e lyejmë me gjalpë e miell, vendosim brumin dhe e pjekim në furrë të nxehur 170 gradë për 40 – 45 min.Para se ta heqim nga forma, e lemë kekun të ftohet në temperaturë ambienti.