Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Gjermania po i liron masat ndaj koronavirusit, ja kur hapen bizneset dhe shkollat

Gjermania do të liroje disa nga masat shtrënguese që kishin vendosur për shkak të pandemisë nga koronavirusi dhe vete kancelarja gjermane Angela Merkel e njoftoi kete lajm përmes një konference për shtyp.

Kështu ajo tha se dyqanet do të mund të hapen gradualisht në 20 Prill, ndersa shkollat ​më 4 Maj.

“Duke filluar nga 20 Prilli 2020, Gjermania do të aktivizojmë mekanizmin ekonomik. Nga e hëna hapen bizneset në hapësirë deri 800 metra katrorë.” – njoftoi ajo.

Lajmi i mirë për industrinë është se gjigandi i automjeteve gjerman Volkswagen (VW), që ka ndaluar prodhimin në Gjermani për shkak të epidemisë së koronavirusit që më 19 Mars, do të rifillojë prodhimin në datë 27 Prill.

Ndërsa vazhdon ndalimi i organizimit të ngjarjeve të mëdha apo grumbullimesh në hapësira publike, në kuadër të masave Covid-19 të cilat u zgjatën deri më 31 gusht 2020 në Gjermani.

Detyrim maskimi në transportin publik dhe tregjet. Ndalimi i veprimtarive fetare nuk është hequr.

“Ne duhet të mësojmë të jetojmë me këtë sëmundje derisa të gjendet një vaksinë përfundimtare ose një metodë e trajtimit. Ndaj mbet në fuqi vendosja e maskave në transportin publik apo tregjet dhe vazhdon ndalimi i veprimtarive fetare.”, tha Merkel.