Plazh me autorizim? Ministri i Turizmit Klosi tregon se si do të jenë rregullat për të vajtur në plazh këtë vit

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka qene i ftuar ne nje emision ku ka folur për masat që do të merren gjatë kësaj vere, në mënyrë që qytetarët edhe këtë sezon të mund të frekuentojnë plazhet.

Klosi tha se do të ketë distancë mes pushuesve, nuk do të lejohen festat në plazhe dhe se për të vajtur në plazh, do të merret leje në portalin e-albania si cdo dalje qe do te bejme.

Megjithese askujt nuk i kishte shkuar nder mend se plazhi do behej duke marre leje, tani per kete ceshtje do te kete edhe rregulla strikte madje.

“Po përgatisim një rregullore të re të plazheve, duke i dedikuar një punë të imët, sigurisë së jetës dhe rrezikut të pandemisë. E gjitha kjo do të kërkojë punë dhe detaje. Një draft e kemi, me rregulla të përcaktuara qartë. Me distancë më të madhe nga çadrat e plazhit. Nuk do të ketë festa masive në bregdet.
Do të jemi të prirur drejt një turizmi familjar, të qetë, natyrisht duke marrë leje tek e-albania besoj. Pa leje, do të jetë e vështirë të mendohet sezoni turistik këtë vit”, u shpreh Klosi.