Gjesti i keq, i prekuri me koronavirus peshtyn mbi mjekun dhe infermieren, ata detyrohen te izolohen

Nje burre me simptomat e etheve ishte duke pritur ne spital per te bere tamponin dhe per nje moment nga mbingarkesa e mjekeve dhe infermiereve ai e humbi durimin e tij. Ne momentin qe nje mjek e nje infermiere po perpiqeshin ta qetesonin, burri heq masken dhe peshtyn mbi ta me inat.

Kjo ngjarje ka ndodhur ne Napoli, ne spitalin Cotugno kunder tetjera menaxheri i pergjithshem i tij Maurizio di Mauro ka reaguar menjehere.

Fjalet e menaxherit ishin shume prekese sepse tashme dihet puna e palodhur e mjekeve dhe infermiereve ne Itali.

Ai e ka cilesuar kete gjest si kur te gjuash nje njeri. Burri qe ka hequr masken dhe i eshte kthyer stafit mjekesor i eshte dukur nje gjest teper i keq qe ka sjell pasoja edhe per vete spitalin.

“Unë kam humbur një mjek dhe infermiere shumë të mirë, të cilët tani duhet të qëndrojnë në izolim dhe nuk mund të japin, siç kanë bërë deri më tani, kontributin e tyre të çmuar”, shprehet Di Mauro.

Madje me zemerim ai tregon se ata djem e vajza jane ne krye te detyres 23-24 vjec dhe po bejne cmos per te dhene kontributin e tyre duke mos ditur madje se ke pacient do te takojne e se c`do ndodh me tej me ata vete, gjithsesi jane ne gadishmeri.

Shpresojme qe te gjithe pacietet e tjere dhe te gjithe njerezit te kuptojne se duhet te bashkepunojne me stafin mjekesor per te mundur virusin.