Përbërësit
400 gr gjoks pule
1 qepë (e grirë imët)
100 gr presh (të prerë imët)
100 gr finok
80 ml verë e bardhë
15 gram/1 litër ujë koncentrat pule (Knorr)
1 lëkurë limoni (prerë në shirita vertikal)
Përgatitja
1
Si fillim marinoni me kripë, filetot e pulës dhe i skuqni në një tigan me vaj ulliri. Në një tigan tjetër skuqni, qepën dhe preshin. Shtoni finokun, hudhrat dhe pas 3 minutash shtoni verën.
2
Ndërkohë tresni në ujë Knorrin dhe shtojeni në tigan. Shtoni kripën dhe lëkurat e limonit. Masën e përgatitur kalojeni në një tenxhere dhe sipër vendosni filetot e skuqura të pulës.
3
Vendoseni në furrë në temperaturë 180 gradë për rreth 30 minuta. Në fund e nxirrni dhe shërbejeni të ngrohtë.