Gruaja mallkon Albana Osmanin nga fëmijët, ja veprimi që bën moderatorja (Foto)

Rrjetet sociale dhe interenti i pa kontrolluar mbeten problem i madh pasi përmes tyre njerëzit mund të shajnë e fyejnë pa fund.

Pre e këtyre ofendimeve, madje mallkimeve ka rënë edhe moderatorja e njohur, Arbana Osmani.

Arbana ka ndarë një postim me ndjekësit në “Instastory”, ku zbulon se një person i ka dërguar asaj mesazhe ku uron më të këqijat për fëmijët e saj.

Ironia është se personi në fjalë ka në foton e profilit, një foto me dy fëmijë.

“Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mi; dhe ironia është se në foton e saj të profilit janë dy fëmijë. Doja t’i thoja kësaj zonje se urrejtja në përgjithësi dhe ajo në rrjet thjesht do dëmtojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj, dhe uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla; urrejtja në web nuk duhet kurrsesi të normalizohet”, shkruan Arbana në mesazhin e saj.