“Çantën n’krah e pi kafe në lokal”, u tha se humbi jeten, publikon foton e gruan që u bë personazh i vitit: Si kokrra e mollës!Ja ku ndodhet

Juristja e emisionit “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani, ka reaguar pas lajmit të rremë që qarkulloi sot në disa media online dhe rrjetet sociale, për ndarjen nga jeta të Vjollcës, një prej personazheve që u bë hit në rrjet për batutat e saj gjatë programit.

Juristja ka publikuar një foto në “Instagram” ku shfaqet në krah të Vjollcës, duke i uruar kësaj të fundit edhe 100 vite të tjera. Duke iu referuar lajmit të rremë, Eni Çobani thotë se nëse do ishim aq pozitiv sa jemi të lig, ky vend i vogël do rrezatonte mirësi.

Kujtojmë që gjatë emisionit “Shihemi në gjyq” Vjollca fitoi popullaritet me shprehjen “Çantën n’krahë për kokrrën e qejfit”, që është shpërndarë dhe komentuar gjerësisht në rrjet.

“Shumica e njerëzve e shohin botën si një vend të rrezikshëm dhe, për shkak se ata e shohin kështu, bota rezulton, me të vërtetë, të jetë një vend i rrezikshëm.

Nese do ishim aq pozitiv sa jemi te lig ky vend i vogel po me ligesi te medha do rrezatonte miresi.Kujt i shkoi ndermend se do vdiste dikush pse e tha ai/ajo po e garantoj qe na zgjat jeten dhe cfaredo mendoni dhe deshironi per te tjeret nuk vonon po ju kthehet tek pragu juaj.

I pabesi realizon një fitim të rremë, por ai që mbjell drejtësi do të ketë një shpërblim të sigurt.Merruni me jeten tuaj dhe larg jetes se te tjereve shihemi ne gjyq Vjollca tju zgjate jeta dhe u befsh 100 vjec”, shkruan Çobani në postimin e saj.