Gruaja më e mençur në botë zbulon: 9 këshilla për të hequr dhjamin përgjithmonë!

Marylin vos Savant ka ofruar një zgjidhje për çështjen më problematike të femrave të shumta- mbajtja e trupit në formë.

Problemi sot përfshin femrat që dëshirojnë të mbajnë trupin e tyre në formë të mirë, dhe kjo grua ka arritur që të japë përgjigje duke u regjistruar në librin e genisit të rekordeve si gruaja me inteligjencë më të lartë, në bashkëpunim me nëj sërë projektesh për të rritur ndërgjegjësimin e njohurive dhe metodologjive duke përmirësuar vetëdijën e dietave dhe mënyrës së të ushqyerit për gati tri dekada, shkruhet në kolumnën e revistës “Parade”.

Pra, kjo grua ka vënë fokusin në problemin më të zakonshëm të grave që kanë me trupin e tyre, duke ofruar përgjigje të sinqerta dhe që garantojnë humbje peshe.

Harroni për ‘snacks’
Nëse dëshironi të mbani trupin në formë harroni knsumin e ushqimeve të shpejta dhe hidhni mënjëherë në shportë. Raftet e kuzhinës duhet të mbushen vetëm me ushqime të shëndetshme për tri vaktet ushqyese dhe asesi me çipsa, keksa dhe gjëra tjera.

Ikni nga konsumi i ndërmjet vakteve ushqyese
Ndërmjet vakteve ushqyese mos konsumoni diçka tjetër, por thjeshtë një filxhan çaj. Dhe në të kundërt nga fakti se darka duhet të hahet e varfër, ajo këshillon që të shijoni të gjitha vaktet ushqyese që dëshironi, sepse ushqimi i mirë është i dobishëm për trupin kur jeni i uritur, por jo edhe të kërkoni ushqim pa orar.

Largohuni nga pijet e ftohta kalorike
Lëngjet dhe qumështin Marilyn i toleron vetëm gjatë mëngjesit, dhe të përmbaheni nga pirja e lëngjeve me akull. Ajo thekson se lëngu hollohet nga akulli duke u përzier me ujë dhe humb shijen e plotë. Përveç kësaj, temperatura e ujit 22 gradë është e mjaftueshme për të ftohur trupin.

Asnjëherë mos tentoni të “pastroni” pjatën
Marilyn rekomandon konsumin e racioneve më të vogla ushqyese dhe mos ta fshini tërësisht pjatën nga konsumi i ushqimit, por tentoni që gjithnjë të lini diçka në pjatë.

Gëzojuni darkës
Duket se kënaqësia e ushqimit me miqtë dhe familjar në periudhën e darkës po zbehet gjithnjë e më shumë, duke i ikur kohës së vonshme për konsum. Por, Marilyn konstaton se nuk duhet kjo të na pengojë, mund ta shijoni darkën, por që mos të nxitoni e ta teproni, gjithçka me masë të caktuar.

Vlerësoni ushqimin dhe kënaquni në secilin vakt ushqyes
Nëse e doni ushqimin, atëherë ju do të kënaqeni gjatë përgatitjes së secilit vakt ushqyes duke shijuar aromën dhe shijën. Kjo do të ju kursejë mundimin nga fryerja e barkut dhe shtrëngimi i zorrëve.

Qëndroni në përputhje me shprehitë
Fundjava është zakonisht oazë e relaksimit, ashtu siç ndodh edhe me lirimin e frenave sa i përket ushqimit. Marilyn këshillon që të përmbaheni në mënyrë rigoroze në lidhje me orarin e ngrënies si dhe të shtoni ecjet apo ndonjë aktivitet tjetër fizik.

Mos nënvlerësoni kaloritë
Ushqimi i shëndetshëm në vaktin ushqyes nuk përfshin konsum të tepruar të ushqimit, gjë që është një gabim i madh në dietën ushqyese, njerëzit nënvlerësojnë kaloritë. Marilyn vlerëson një mëngjes dhe drekë të lehtë me 250 kalori.

Hani vetëm ushqimin që ju e meritoni
Asnjëherë mos anoni kah ushqimi i keq, trupi juaj meriton vetëm më të mirën. Pra, harroni në pastat, sanduiçet e yndyrshme apo biskotat e pashëndetshme, sepse thejshtë ju nuk i meritoni këto!