Petulla te mbushura te buta qe nuk thithin vaj

0
743

Petulla te mbushura super te buta qe nuk thithin vaj. Petulla ruse piroshki. Nje ide shume e mire per mengjes. Brenda mund t’i mbushni me cte deshironi si me te embla ashtu edhe me te kripura.

Pershendetje te dashur miq! Sot ju kam sjelle nje recete petullash ruse.

Ne shqip lexohen perashki. Eshte nje recete petullash te mbushura te cilat ruset i mbushin zakonisht me patate te ziera e qepe te kaurdisura, veze te ziera djathe e qepe te njoma. Por ju jeni te lire t’i mbushni me cdo gje qe deshironi. Keto petulla jane shume te mira si per mengjes ashtu edhe per tua vene femijeve me vete ne shkolle. Nuk thithin vaj si petullat tona, behen shume te mira.

Zeme brumin me maja por si fillim aktivizojme majane me qumesht, uje te vaket e sheqer. İ shtojme gjithashtu 3 luge miell dhe e leme 15 min te krijoje buleza, te fryhet. Pasi majaja u aktivizua shtojme dy luge kajmak te gatshem nje luge majonez dhe nje veze te plote. Gjithashtu mos te harrojme kripen. 1 luge embelsirash. İ trazojme te gjitha duke formuar nje brume te bute pak te ngjitshem. Mos harroni qe keto jane petulla dhe brumi i petullave eshte gjithmone ngjites. Duke e ndihmuar me miell pa i ndryshuar strukturen brumit e shtrojme dhe e hapim ne nje trashesi te caktuar. E presim me nje gote qe e ka gryken te gjere. Dhe i mbushim si tregohet ne video. Shkundini nga mielli i tepert qe mos te na digjet vaji. İ vendosim ne nje tepsi apo pecete te sperkatur me miell qe mos te na ngjiten derisa te vine. Tani ne dimer mund t’i lini ne furre te ngrohur me 30 grade derisa te vine per nja 20-30 minuta. Shikojini me sy nese ju pelqen ardhja mund te filloni t’i skuqni. Ju uroj te gjitheve nje fundjave sa me te kendshme! 🙏❤🍀🙋 Receta;

1 gote uje ( te vaket)

Gjysme gote qumesht ( te vaket)

1 luge gjelle sheqer

1 luge embelsirash kripe

1 veze

2 luge kajmak = 1 filxhan kafeje te vogel vaj, 50 gr.

1 luge majonez.

Per mbushjen;

2 patate te ziera

1 qepe e kaurdisur perzihen bashke.

Ose

2 veze te ziera

Pak djathe kaçkavall

Dhe 3 qepe te njoma.

Receta nga You can cook it