Humb jetën ditën e sotme hajduti i pulave.Pasi u rrah nga i zoti shtepisë para 7 ditësh

Humb jeten hajduti i pulave 52-vjeçari u masakrua nga një 20-vjeçar që e kapi brenda banesës së tij duke vjedhur pula ne date 28 shkurt.

Hajduti i pulave nuk ka arritur te mbijetoj plageve te marra nga dajaku qe i dha i riu.

Ai ka humbur jeten diten e sotme ne Spitalin e Traumës në Tiranë.

Lefter Brisku, i njohur ndryshe edhe me emrin Krenar Brisku qëndroi 7-ditë në Spitalin e Traumës, ku sipas familjarëve mësohet se nuk ka reaguar asnjë moment.

Por familja e te nderit kerkon drejtesi pasi nuk mund te rrihet njeriu se vjedh dy pula.