Humb jeten diten e sotme ne vendin e punes 43-vjeçari shqiptar ne Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka ndërruar jetë një shqiptar në vendin e punës.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Dritan Mecaj 43 vjeç, i cili prej kohësh jetonte në Itali dhe punonte në një punishte vere, ku edhe ka ndërruar jetë.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, 43-vjeçari është mbytur teksa punonte brenda një rezervuari çeliku, ku për shkak të një problemi teknik, tymi brenda rezervuarit të verës ishte rezultoi tragjik.

Edhe pse janë thirrur menjëherë mjekët, shqiptari nuk ia ka dalë të fitojë betejën me jetën duke mbyllur sytë përgjithmonë. Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje.