I bëra gati bukën, tani fëmijët e mi po hanë dhe/ Nëna e Silvanës përlot me fjalët: Dua drejtësi për 4 fëmijët që janë shuar dhe i kam mbuluar me dhe

Nëna e Silvanës nuk ka nguruar të dalë në shesh dhe të kërkojë drejtësi.

Mes lo tësh, ndërsa vajzat e mbajnë për krahu, nëna e të ndjerës Silvanë kërkon drejtësi nga shteti shqiptar.

E indinjuar se asnjë pjesëtar i familjes së djalit që shkaktoi ngjarjen , nuk i ka shkuar në shtëpi për ngushëllim, thotë se tashmë është tepër vonë që t’i presë për ngushëllim dhe ia lënë dorë vetëm drejtësisë.

“I lutem shumë qeverisë të marrë masa, t’i çojë atje ku e meritojnë se katër fëmijët e mi po hanë dhe, nëna ka 5 ditë sot Më mbyllën derën e vajzës, vajza ime erdhi me pushime, erdhi te prindërit si gjithë emigrantët me fëmijë nga një djalë që nuk është i edukuar.