I riu martohet me 2 të dashurat në të njëjtën ditë: Nuk doja t’i lëndoja

Lajmi që po bën bujë sot në mediat e huaja vjen nga India ku një i ri është martuar me dy të dashurat e tij sepse nuk donte t’i lëndonte. Fakti që i riu lidhi kurorë me dy vajza ka shkaktuar shumë zhurmë në rrjete sociale.

“Nuk e përballoja dot t’i shihja të lënduara. Kështu që vendosa të martohem me të dyja”, u shpreh indoneziani për mediat vendase.

Pamjet nga martesa po bëjnë xhiron e rrjetit e në to shfaqen dy vajza që qëndrojnë pranë të riut.

Mediat shkruajnë se indoneziani gjatë martesës u dha vajzave një shumë të caktuar parash, si pjesë e traditës, shumë të cilën ato e ndanë në dy pjesë./Xing.al