Luks gjithandej: Dalin pamjet nga shtëpia madhështore e Noizyt

Reperi i njohur Noizy është përfolur në media për jetën e tij luksoze, udhëtimet dhe blerjet e shtrenjta që bën. Noizy është një ndër personazhet më të ndjekur në Instagram ku publikon vazhdimisht foto dhe video nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, në postimet e tij në Instastory, Noizy ka treguar një pjesë të shtëpisë së tij luksoze. Në një video ku ka filmuar miqtë e tij teksa festonin, bie në sy shtëpia e madhe dhe arredimi modern.

Pjesa më e bukur është padyshim pjesa e jashtme ku ndodhet një pishinë e madhe me një pamje të bukur. “Le të fillojë dita”, ka shkruar Noizy pranë postimit të tij duke treguar edhe pamjen fantastike që shikon nga shtëpia e tij.