Mori portofolin pacientit tek Infektivi, shikoni cfare i ndodh infermieres 30 vjecare

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg infermieren Roniada Hysa e cila akuzohet për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur nga Covid-19.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i Hysës u ul në 4 vite dhe 4 muaj. Kujtojmë se infermierja e Infektivit, Ronida Hysa akuzohet për vjedhjen e 600 mijë lekëve të vjetra një pacienti që ndërroi jetë nga Covid.

Kanë qenë familjarët e të ndjerit që kanë vënë re mungesën e disa sendeve personale dhe parave.

Një pjesë të parave ajo i ka marrë nga portofoli, ndërsa pjesën tjetër nga karta e kreditit. Pas hetimeve nga prokuroria me anë të kamerave të sigurisë , u arrit të zbulohej banokomati ku ajo kishte kryer tërheqjen e parave.