Iken vala e nxehte ne vendin tone. Meteorologia tregon diten kur ulen temperaturat

Ditët e fundit Shqipëria ka qenë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me temperature që arrinin deri në 29 gradë C, por kjo situatë do të ndryshojë në ditët ne vijim.

Sipas metorologes së Metoalb, Lajda Porja nga dita e sotme dhe në vijim, do të ketë rënie të temperaturave, sidomos në zonat e thella dhe malore.

“I gjithë gadishulli i Ballkanit është nën ndikimin e një qendre të presionit të lartë atmosferik. Vijon moti i kthjellët, intervale të gjata me diell pothuajse në të gjithë ultësirën perëndimore. Orët e pasdites do të kemi shfaqen e vranësira në zonat malore, por nuk priten reshje.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe ditën e nesërme. Edhe nesër Shqipëria mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët. Sa i përket tablosë termike, sot minimalet janë 8 gradë në Bulqizë, maksimale mbeten të larta deri në 29 gradë.

Sot do të kemi rënie në shumë zona me dy gradë. Temperaturat priten të zbresin deri në 7 gradë në zonat e thella.

Sot e në vijim, moti fillon freskohet gradualisht, deri në fund të terrorit do afrohen edhe vlerat klimatike.

Kosova dhe Maqedonia mbeten nën ndikimin e motit të qëndrueshëm. Temperaturat sot edhe nesër mbeten konstante”– tha Lajda Porja në “Breaking” në Topnews.