Ish-banori i ‘Big Brother Albania’ i jep fund beqarisë, martohet në Amerikë

Të gjithë e mbajnë mend ish-banorin e “Big Brother Albania”, Ervin Zyfin, i cili u bë shumë i famshëm për publikun pas pjesëmarrjes në reality shown e njohur. Ervini prej disa kohësh është larguar në Amerikë ku dhe siç tregoi në intervista të ndryshme ka nisur një jetë të re me një vajzë me të cilën u fejua disa muaj më parë.

Mirëpo, siç duket gjërat mes çiftit kanë avancuar duke qenë se së fundmi në një intervistë për ‘Story.al’, ai ka zbuluar se është martuar.

“Jeta e re, status i ri! Një ndjesi që nuk e kisha provuar më parë, diçka e re, plot emocione e përgjegjësi të reja, puna për të arritur diçka, gjithashtu puna për t’u integruar. Unë nuk kam shumë që jam transferuar në SHBA, dhe mund ta them që fillimi është i vështirë të lëvizësh me lagje e jo më të lëvizësh në një kontinent tjetër si SHBA. Por faleminderit Zotit, që kam në krah një person të mrekullueshëm!” , ka thënë ai teksa ka treguar se shumë shpejt do që të bëhet dhe baba.

“Bashkëjetuam, u fejuam, u martuam. Hapi i radhës është fëmija. Po e mendojmë, pasi edhe shtëpia që kemi marrë ka shumë hapësire dhe kjo ishte ajo që menduam. Të marrim këtë shtëpi se nesër bëhemi me fëmijë! Kur do që të vijë jemi të përgatitur!”, tha ai.