“Moti do na surprizojë në vijim”, paralajmërimi i meteorologëve: Vapa nuk ikën me gushtin

Një shprehje shqiptare thotë se vapa ikën me gushtin, por sipas meteorologëve kjo gjë nuk do të ndodhë.

Vala e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të mirë të Ballkanit dhe që ka prekur sigurisht edhe vendin tonë, do të vazhdojë edhe përgjatë muajit shtator.

Meterologia Larja Porja ka thënë për “TCH”:

Përsa i përket shtatorit, nuk është se presim ndonjë lajm të mirë për freskim të motit. Pritet një rënie e lehtë e temperaturave, por 10 ditëshi i parë i shtatorit do të jetë zgjatim i gushtit, do të jetë i nxehtë. Nuk do që ndihet si vjeshtë.’’

Kujtojmë se vera e këtij viti ka hyrë në histori si një ndër periudhat më të nxehta që ka njohur historia. Në disa ditë në vendin tonë temperaturat shkuan deri mbi 40 gradë celsius.