Ishin duke fjetur gjume nena dhe e bija po i mbyste gazi i sobës. Por ja si ndodh mrekullia

– Dy gra, nënë e bijë rrezikuan që të vdisnin nga helmimi me monoksid karboni. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur të martën e 8 nëntorit, në orët e vona të mbrëmjes, por fatmirësisht tragjedia u evitua falë faktit se gruaja, në shtëpi me të bijën, u zgjua në kohë.

Por kuptoi se ishte dukshëm në grahmat e simptomave më të zakonshme të helmimit nga monoksidi i karbonit pasi kishte dhimbje koke, marramendje, dobësi, të përziera, të vjella, dhimbje gjoksi por edhe konfuzion. Gruaja e kuptoi menjëherë se çfarë po ndodhte dhe nxitoi të zgjonte vajzën e saj, e cila për fat të mirë vetëm sa kishte humbur ndjenjat. Kështu që të dyja njoftuan 118 dhe u shpëtuan në kohë.

Pas shpëtimit të dy grave, zjarrfikësit kryen një kontroll në sistemin e gazit të apartamentit ku ato të dyja jetonin, e ashtu siç edhe dyshonin mundën të verifikonin që sistemi, tashmë i vjetëruar, nuk kishte asnjë mirëmbajtje apo kolaudim. Monoksidi i karbonit është një vrasës pa erë, pa shije dhe ngjyrë që çdo vit, për shkak të mosrespektimit të rregullave të mirëmbajtjes apo pakujdesisë, vret dhjetra persona. Por për fatin e tyre të mirë, ky nuk ishte rasti i nënë e bijë.