Këto janë shenjat e para që jep trupi juaj kur prekeni nga sëmundja e tumoreve!

Zbulimi në fazat më të hershme të sëmundjes së kancerit, mund t’ju shpëtojë jetën. Trupi herë pas here jep indikacione e shenja, të cilat shihen edhe përpara diagnozës mjekësore.

Më poshtë ju rendisim disa nga shenjat që jep trupi në rastin e kësaj sëmundjeje, të cilat kërkojnë vëmendje maksimale:

-Vështirësi në frymëmarrje. Një nga shenjat e para të kancerit të mushkërive është pamundësia për të marrë frymë lirshëm.

-Kollë kronike ose dhimbje gjoksi. Leucemia dhe kanceri i mushkërive shkaktojnë simptoma të tilla si kollë dhe bronkit.

-Infeksione. Mund të jenë shenja të leukemisë, kanceri i qelizave të gjakut që fillon në palcën e eshtrave. Leucemia shkakton një prodhim jonormal të qelizave të bardha të gjakut, duke dëmtuar aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.

-Vështirësitë në gëlltitje (përtypje). Problemet e përtypjes lidhen me kancerin e ezofagut ose fytit. Nganjëherë mund të jetë një nga treguesit e parë të kancerit të mushkërive

-Nyjet limfatike të fryra ose gjendra në qafë, sqetull apo ijë. Nyjet limfatike të zgjeruara tregojnë ndryshime në sistemin limfatik dhe mund të jenë shenjë se në trup është përhapur sëmundja e kancerit.

–Gjakderdhje që nuk ndalet. Këto simptoma zakonisht tregojnë se dicka e keqe ndodh tek qelizat e kuqe të gjakut, të cilat mund të jenë shenjë e leucemisë.

-Dobësi dhe lodhje. Shfaqja e lodhjes dhe dobësisë së vazhdueshme është një simptomë e shumë llojeve të kancerit, prandaj duhet të shihet në lidhje me simptoma të tjera. Nëse vazhdimisht ndiheni të lodhur, sigurohuni që të bëni një kontroll tek mjeku.

-Shtim në peshë, kryesisht në zonën e barkut. Shumë prej grave të diagnostifikuara me kancer në vezore shtojnë peshë në mënyrë të menjëhershme.

-Humbje e oreksit. Edhe kjo mund të jetë një nga simptomat e kancerit të vezoreve.

-Dhimbje në legen dhe në bark. Leucemia dhe kanceri në vezore gjithashtu, shkaktojnë dhimbje të forta të stomakut dhe therje në zonën e barkut.

-Hemoragji në zorrën e trashë. Kjo është një simptomë e zakonshme e kancerit të zorrës së trashë.

-Humbje e pashpjegueshme e peshës. Humbja e peshës është shenjë e hershme e kancerit të zorrës së trashë dhe problemeve të tjera të sistemit të tretjes. Kjo nënkupton se kanceri është përhapur në mëlçi dhe ndikon në humbjen e oreksit dhe paaftësinë e trupit për të “çrrënjosur” toksinat sic duhet.

-Dhimbje stomaku ose dhimbje te shpeshta abdominale. Këto simptoma lidhen me kancerin e zorrës së trashë.

-Gjinj të skuqur, me dhimbje dhe të fryrë. Këto simptoma mund të tregojnë kancerin e gjirit.

-Ndryshimet në lëkurë. Lidhet me lloje të ndryshme të kancerit të lëkurës p:sh me melanomën. Kontrolloni periodikisht pamjen e lëkurës në të gjithë trupin.

-Gjendja e thonjve ndryshon. Ndryshimet e pashpjegueshme tek thonjtë mund të jenë shenjë e disa kancereve. Rrathë të zeza apo pika nën thonj tregojnë kancer të lëkurës.

-Dhimbje në shpinë. Shumë njerëz thonë se kjo është shenja e parë e kancerit të mëlçisë. Kanceri i gjirit gjithashtu diagnostifikohet shpesh me dhimbje në shpinë.