Ja si do te hapet vendi 3 javët e ardhshme.Keto jane hapat e fundit drejte jeten normale

Rregulla te reja do te jene per lehtesimin dhe hapjen e bizneseve per jave ne vazhdim pritet qe ne 3 javet ne vazhdim te kete rregulla te reja.

Të hënat e ardhshme do të ketë një numër të madh të bizneseve në punë dhe te qe ata te rifillojne punen dhe jeten normale, dhe shtim të zonave të gjelbra nga cdo e hene, por dhe ndryshime për të riatdhesuarit, ku pas 11 majit të gjithë do të vetëkarantinohen në banesën e tyre.

Më 4 maj vendit i janë shtuar edhe 18 zona të tjera të gjelbra në vend, ndërsa është lehtësuar udhëtimi me taksi.

Ndersa në lidhje me të riatdhesuar ka ndodhur një ndryshim, ku ata që jetojnë në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesën e tyre dhe jo në hotelet karantinë.

11 maj do të ketë një hapje më të madhe të bizneseve që përfshihen parukeritë, berberët, klinika dentare dhe dyqane në qendra tregtare. Gjithashtu do të lehtësohet qarkullimi i automjete pa autorizim brenda qarqeve në fashën e lejuar të orarit 05:00-17:30.

18 maj do të kemi një lehtësim më të madh ku do të hapen dhe baret e restorantet por vetëm pjesa e jashtme e tyre, pasi çdo shërbim brenda do të jetë rreptësisht i ndaluar dhe duhet të respektohet distanca.