‘Jam femra e parë që drejtoi festivalin ne RTSH’, Alketa sqaron koleget që u ofenduan pa mase

Pas daljes ne Sanremo moderatorja Alketa Vejsiu plasen shume komente rreth saj pozitive dhe komente qe ishin ndryshe ndaj dalja e saj pati nje lum me reagime.

Por ajo beri nje monolog kur shumica e njerezve e keqkuptuan dhe kjo beri qe te komentohej shume dhe shume kolege te saj reaguan dhe ishin te shumte mes të cilëve ishte dhe moderatorja shqiptare Hygerta Sako.

“Mirë që paskemi qenë të gjithë burra ne që kemi prezantuar festivalin e RTSH-së, po unë e paskam ngrënë keq, se paskam qenë burrë jo një, por plot katër herë”, shprehej Hygerta Sako pasi e ka kuptuar ndryshe monologun e Alketes.

Por Alketa ka treguar se deklarata e saj është keqkuptuar dhe se gratë që kanë prezantuar nuk kanë pse të ndihen të fyera sepse un kam pasur si qellim drejtimin dhe prezantim.

“Deklarata është keqkuptuar. Unë isha drejtuese artistike dhe prezantuese isha e para unë. Vera duhet të ishte e para që duhet të ishte ofenduar por gjithmonë më ka mbështetur. Gratë që kanë prezantuar nuk kanë pse të ndihen të fyera. Nuk kam nevojë të gënjej. Silvana Braçe më ka shkruar mesazhin më të mrekullueshëm, nuk u ndje e prekur dhe e shqetësuar. Unë i kam mbështetur gjithmonë vajzat”, është shprehur Alketa.