“Ju lutem kthehuni perseri ne atdhe”! 3000 euro rrogë për të rinjtë që rikthehen në atdhe, skema e fundit e qeverisë së shtetit fqinj

“Ju lutem kthehuni”! Ky është mesazhi për të rinjtë e talentuar nga Greqia që u larguan nga vendi gjatë krizës financiare dhe kjo eshte menyra se si te rikthehen perseri ne vendin e tyre.

Nje ide shume e mire per te rikthyer te rinjte ne vendet e tyre per te kuntribuar per vendin ku te paret tane punuan per te dhe ben cdo gje.

Shteti grek ka inkurajuar të kthehen në atdhe te rinjte e saj dhe ka filluar një skemë subvencioni që u ofron 500 të rinjve një pagë mujore prej 3,000 euro nëse kthehen në Greqi dhe ky eshte nje lajme shume i mire dhe pse jo qe dhe shqiperia te ndjek kete rruge per te rinjte shqiptar

“Kjo është përpjekja e parë e shtetit grek për një rikthim gradual të të rinjve,” tha Konstantinos Agrapidas, një zyrtar i lartë në Ministrinë e Punës që po mbikëqyr programin. Skema filloi në prillin e kaluar si një mënyrë për të frenuar ikjen e trurit.Keshtu duhet te bej dhe shqiperia te filloj te mendoj ndryshe per te rinjte e saj qe po largohet cdo dite dhe ata te rikthehen ne atdhe.

Rreth 500,000 qytetarë u zhvendosën jashtë vendit gjatë krizës financiare, gjatë së cilës papunësia arriti në 28 për qind. Shifrat e papunësisë janë përmirësuar që atëherë, por prapë janë më shumë se dyfishi i mesatares së Bashkimit Europian.

Ikja e trurit është rreziku i madh i ekonomisë greke. Deri në vitin 2050, popullsia e Greqisë pritet të zvogëlohet me 2.5 milion njerëz dhe një në tre banorë do të jetë mbi moshën 65 vjeç, sipas një studimi të një instituti kërkimi dhe politikash.Kjo gje ndodhi dhe ne shqiperi mbi 50 perqind e popullsise eshte larguar kete 30 vjecar demokraci dhe akoma duan te largohen pershkak te politikes qe po e fundos kete vend cdo dite duke e kthyer ne Kolumbi dhe Meksike.

Greqia ka përjetuar emigrim masiv edhe më përpara, përfshirë edhe dekadat pas Luftës së Dytë Botërore, por ndryshimi këtë herë është se janë grekët me nivelet më të larta arsimore ata që po emigrojnë. Më shumë se 90 për qind e atyre që u larguan ishin të diplomuar në kolegj, dhe 64 për qind kishin një diplomë pasuniversitare.

Kapitali njerëzor është eksporti numër një i Greqisë, sipas një raporti të “Endeavour”, një organizatë globale jofitimprurëse. Ajo thotë se ikja e trurit gjeneron, çdo vit 9,1 miliardë euro taksa për vendet në të cilat shkojnë të jetojnë grekët ndërsa vetë Greqia harxhoi 8 miliardë euro për të arsimuar këta njerëz.

Zina Maria Penteridou, një analiste e sistemeve të informacionit gjeografik, që jeton në Londër prej gati katër vjetësh, ishte entuziazmuar kur mësoi për programin e ri. Ajo tha se nuk dëshironte të largohej nga Greqia por kur mbaroi studimet kriza ishte në kulmin e saj dhe prindërit e saj e shtynë të shkonte jashtë shtetit.

“Jam e vetëdijshme se kthimi në Greqi do të nënkuptojë një pagë më të ulët dhe standarde pune, por unë prapë do të dëshiroja të kthehesha, nëse do të kishte një mundësi të mirë. “

Ndërsa disa të tjerë mendojnë se kjo skemë është e padrejta për ata që qëndruan në Greqi pas krizës

“Duhet të merren parasysh ata që kanë qëndruar. Dhe ata u torturuan nga papunësia pavarësisht se ishin të aftë, por qëndruan”, shkruan gazeta greke “Panea”,

Por qeveria kundërshtoi një kritikë të tillë, duke theksuar se ky nuk është një program që synon uljen e papunësisë, por për të mbuluar nevojat e vendit me ekspertë që Greqisë i mungojnë.

Përkundër nivelit shumë të lartë të papunësisë, shumë biznese në Greqi, veçanërisht në sektorin e teknologjisë, thonë se luftojnë të gjejnë punonjës me aftësi të duhura.

Keshtu shpresoj te vazhdoj dhe qeveria shqiptare te ndryshoj strategji per te rinjte e saj per ti rikthyer ne atdhe.