Ajo ka 4 vite qe e mban “fshehur”, ja foto e partnerit te Soni Malaj

Këngëtarja e njohur Soni Malaj këto vitet e fundit nuk ka qenë shumë e hapur kur bëhet fjalë për jetën e saj private.

Prej gati katër vitesh, Soni ka një lidhje me Klevin, i cili është një djalë i panjohur për publikun dhe ajo nuk e ka bërë publike lidhjen.

Por edhe pse Soni është përpjekur ta mbajë larg mediave lidhjen e saj, ajo është fotografuar gjithsesi ne distance herë pas here në evente të ndryshme bashke me djalin simpatik.

Mirepo këngëtarja duket se ka dashur te ndryshoje, pasi ka publikuar në profilin e saj ne Instastory një foto në çift, ku duket Soni që ka mbështetur kokën tek ai.

Mesa duket ky qenka rasti i parë, kur Soni po e ndan publikisht me fansat e saj një moment në çift nga jeta e saj private.