Kapet mat Arbana Osmani dhe i dashuri i saj, çifti shfaqet rrugëve të kryeqytetit

Ka qenë muaji shkurt i këtij viti, kur “Panorama Plus” i surprizoi të gjithë teksa rrëfeu një histori dashurie që gati-gati ishte e pabesueshme. Bëhej fjalë për Arbana Osmanin, e cila deri në momentin e lajmit, nuk dihej publikisht që ishte divorcuar nga ish-bashkëshorti.

Por superlajmi ishte historia e saj e dashurisë me regjisorin e programit që ajo drejton, “Dua të të bëj të lumtur”. Duket se misioni i saj televiziv për të bërë njerëz të lumtur, e bëri atë vetë të lumtur pikësëpari dhe regjisorin shtatlartë e të qeshur të programit, Eduart Grishaj.

Përveç dëshmitarëve që i shohin bashkë Arbanën dhe Eduartin tek dalin për një gotë në kohën e lirë, ndjekësit kanë vënë re afeksionin e tyre të bukur që e dëshmojnë me mesazhe të ëmbla dhe ngacmime në “Instagram”, që flasin për afrimitetin e tyre jashtë punës. Tani që është verë, Arbana dhe Eduarti, me sa duket, kalojnë mjaft kohë bashkë.

Ata shoqërohen pa asnjë kompleks në çdo ambient publik, si në këto foto që bëri paparazzi ynë pak ditë më parë. Aty shihet çifti në një bar, ku Arbana e sheh me aq dashuri Eduartin. Ndërkohë, dalin së bashku dhe ecin rrugëve të Bllokut pa asnjë kompleks. Duhet theksuar se për këtë histori që u bë publike, asnjëri nuk është prononcuar akoma.