Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Kardiologia tregojn 8 zakone për të mbajtur zemrën e shëndetshme

Mjekët kardiologë ndajnë dietën e tyre, stërvitjen, dhe rutinën e largimit të stresit për të parandaluar sëmundjet e zemrës.

Duke ditur atë që dinë, si e mbajnë zemrën e tyre të shëndetshme?

“Në fund të ditës, gjithçka ka të bëjë me sigurimin që presioni i gjakut dhe kolesteroli të kontrollohen… dhe të ushtroheni”, thotë Dr. Marc Eisenberg, një kardiolog klinik dhe profesor i asociuar i mjekësisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Columbia në Nju Jork.

“Është shumë e fokusuar te ushtrimet,” shton Dr. Nieca Goldberg, një kardiologe dhe profesore e asociuar klinik në Shkollën e Mjekësisë Grossman të NYU.

Këtu janë 8 zakonet e përditshme të kardiologëve për një zemër të shëndetshme:

1. Ecni në shumicën e ditëve të javës. Ecja e më tepër me bicikletë rrit rrahjet e zemrës dhe na sjell përfitime të shumta në zemër.
Synimi për të gjithë është ecja e shpejtë – ose ekuivalenti, si biçikleta, noti, përdorimi i një piste vrapimi – për rreth 40 deri në 50 minuta, të paktën pesë ditë në javë, shton Eisenberg. Nuk ka pse të jetë e vazhdueshme, kështu që mund ta ndani në shëtitje ose stërvitje më të shkurtra disa herë në ditë.

2. Ndiqni dietën mesdhetare.
Perdorimi i shqimit si ai i dietes mesdhetare ka mjaft përfitime. Vaj i ullirit si yndyrë e shendetshme dhe sallatrat me perime e proteina nga peshku apo pula. Ndërsa ëmbëlsues përdorni vetëm prej frutave.

3. Jepini trupit tuaj një pushim nga të ngrënit.
Doktorët në fjalë thonë se gjatë ditëve të punës nuk kanë gjithmonë kohë të konsumojnë mëngjesin dhe drekën ndaj ata e kombinojnë në një vakt. Ata hanë thjesht një ushqim plot proteina rreth orës 11, si kosi grek, një peshk ton, apo një vezë të zierë. Ndërsa në fundjavë gjithmonë menu mesdhetare.

4. Shmangni yndyrnat e ngopura.
“Ushqimet me kolesterol të lartë, si vezët , nuk rrisin domosdoshmërisht nivelet e kolesterolit. Por janë ushqime që janë të larta në yndyrna të ngopura e për këtë arsye shmangin proshutën , gjalpin, ushqimet e skuqura dhe bulmetin me yndyrë të plotë.

5. Bëni një gjumë të mjaftueshëm.
Kardiologët kanë prioritet për të fjetur shtatë deri në tetë orë çdo natë. Fjetja më pak lidhet me presionin e lartë të gjakut dhe shtimin në peshë, thotë Goldberg.

6. Peshohuni rregullisht.
Tregohuni të kujdesshem dhe peshoni veten një herë në javë për t’u siguruar që të mos ketë surpriza më pas.
Sa më shumë të jenë njerëzit mbipeshë, aq më shumë ka të ngjarë të zhvillojnë sëmundje të zemrës, paralajmëron Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut .

7. Bëni çdo ditë diçka që ju largon stresin.
Të gjithë mjekët thonë se aktiviteti fizik është qetësuesi kryesor i stresit. Ecja për në shtëpi nga puna në fund të ditës dhe marrja e ajrit të pastër është shumë relaksuese, shton doktor Goldberg.

8. Mbani një këndvështrim pozitiv
Të qenit optimist dhe pozitiv do t`ju jap rezultate të mira. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që kanë një pikëpamje negative për jetën kanë një shkallë më të lartë të sëmundjeve të zemrës se sa bashkëmoshatarët e tyre më optimist për jetën. shijejete.com