Keq e më keq/ OKB bën paralajmërimin: Pas krizës të energjisë ja cfare krize na pret

Në një kohë që është paralajmëruar kriza energjetike, OKB ka ngritur një tjetër alarm. Për të paktën një muaj në vitin 2018, 3.6 miliardë njerëz kishin qasje jo të përshtatshme në ujë. Kjo shifër do të rritet në mbi 5 miliardë, deri në vitin 2050. Është ky alarmi i ngritur nga Organizata Botërore Meteorologjike, një agjenci e OKB -së, e cila e vlerëson këtë në raportin mbi gjendjen e krizës së ujit në botë.

“Pavarësisht nga disa përparime, 107 vende mbeten larg qëllimit të menaxhimit të burimeve të tyre ujore në mënyrë të qëndrueshme deri në vitin 2030”.

OMB theksoi se gjatë 20 viteve të fundit, nivelet e ujit të ruajtur në tokë në sipërfaqe, në nëntokë, në borë dhe akull kishin rënë me një normë prej 1 centimetër në vit. Humbjet më të mëdha janë në Antarktidë dhe Grenlandë, por shumë vende të populluara po përjetojnë humbje të konsiderueshme të ujit në zonat që tradicionalisht sigurojnë furnizim me ujë, tha OMB.

Agjencia deklaroi se kishte pasoja të mëdha për sigurinë e ujit, pasi vetëm 0.5% e ujit në tokë është i ëmbël, i përdorshëm dhe i disponueshëm.

“Rritja e temperaturave po rezulton në ndryshimet globale dhe rajonale të reshjeve, duke çuar në ndryshime në modelet e reshjeve dhe stinët bujqësore, me një ndikim të madh në sigurinë ushqimore dhe shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve“, tha Taalas.