Ngrihet alarmi: Mos dilni nga shtëpitë: shi, stuhi dhe tornado, përkeqësohet moti/video

Një tornado e fuqishme, e ndjekur nga shiu dhe breshri, ka goditur Catanian, duke shkaktuar dëme serioze.

Të plagosur kanë mbetur disa persona. Autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm e të mos dalin nga shtëpia përveçse për arsye urgjente.

“Qytetarët këshillohen që të mos dalin jashtë përveç për arsye urgjente”, thuhet në faqen e Bashkisë në Facebook.

Tornado gjithashtu dëmtoi shtëpitë dhe bizneset. Janë raportuar disa pemë të shkulura dhe llamba të rëna në rrugë. Asnjë nga të plagosurit e shpëtuar për momentin nuk është shtruar në spitalet e qytetit.

Moti i keq gjithashtu ndikoi edhe në fluturimet ajrore ku katër prej tyre u devijuan në aeroporte të tjera.