Kocë me Selino në Furrë

Përbërësit

350 gr peshk koce
2 degë selino
2 lugë gjelle vaj ulliri
kripë

Përgatitja
1
Pastrojmë dhe filetojmë peshkun, e marinojmë me kripë dhe vaj. Lyejmë një tavë dhe shtrojmë në të një letër furre.
2
Vendosim filetët e peshkut. Presim shumë hollë pjerrtas kërcellin e selinos dhe i vendosim në kurrizin e peshkut në drejtimin e halave. Bëjmë një imitacion të halave me vendosjen e selinos në kurrizin e peshkut, që na shërben jo vetëm si dekor, por edhe për t’i dhënë peshkut një shije të veçantë.
3
E vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë për 20-25 minuta. Pjatën e servirim të ngrohtë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *