Komisioni Evropian ka lajmeruar daten se kur do hapen kufijt ne evrope pavaresisht gjendjes se koronavirusit

Komisioni Evropian ka lajmeruar se ne 1 korrik do te hap kufijt per evropen pavaresisht gjendjes se virusit.

Në propozimin e Komisionit Evropian, kufizimet është kërkuar që të hiqen për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi dhe ky eshte nje lajm i mire per te gjithe qe kufiri do te hapet ne 1 korrik.

Komisioni e ka arsyetuar këtë kërkesë, me faktin që “situata epidemiologjike e tyre është e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në BE”.

Sipas tij, ky rekomandim është edhe në përputhje me gadishmërinë e shprehur të Komisionit Evropian që të përfshijë për së afërmi vendet e Ballkanit Perëndimor në zbatimin e udhërrëfyesit për heqjen e masave kufizuese në luftën kundër pandemisë.

Sa u përket vendeve të tjera, Komisioni ka propozuar që vendimet të kushtëzohen me situatën epidemiologjike në to, me mundësinë e testimeve, vëzhgimit të personave të infektuar si dhe me kufizimet që kanë ato vende për hyrjen e daljen e shtetasve të BE-së.

Mes tjerash është kërkuar që pas 1 korrikut të aplikohen masa lehtësuese për studentët edhe punëtorët sezonalë, si dhe prej datës 15 qershor të hiqen të gjitha kontrollet kufitare mes vendeve të bllokut evropian./