Koronavirusi/ Dyshimet për gruan nga Lushnja, ja cfare thote drejtori i spitalit

Ende Shqiperia nuk ka asnje te infektuar nga virusi dhe deri tani te gjitha teste kane dalur negative dhe kjo eshte dicka e mire.

Sepse pasojat do te jene te medha pershkak se ne jemi ne vend me mjeksi me te dobet ne krahasim me vendet europiane.

Por diten e djeshme nje grua nga Lushnja eshte derguar ne QSUQ sepse ka pasur simptma te ngashme me virusin dhe ajo ka pasur probleme me frymemarrjen dhe nga spitali i Lushnjes eshte derguar ne Tirane per nje mjekim me te specializuar.

Lidhur me rastin, ka reaguar drejtori i Spitalit të Lushnjës, Pjerin Vogli. Drejtori i spitalit është shprehur se gruaja, nga fshati Kadipashaj, njësia administrative Krutje, ajo ishte paraqitur sot në spitalin e Lushnjës, pasi kishte shfaqur temperaturë.

Drejtori i spitalit ka thënë se ka dyshime se gruaja është prekur nga një grip i zakonshëm dhe jo nga koronavirusi

“Për mua dhe për stafin. ishte rast i zakonshëm grupi. Por për shkak se tha se gruaja ishte kthyer nga Padova, vend i infektuar nga koronavirusi, ne zbatuam protokollin dhe e nisëm për tek Infektivi në Tiranë.”, -tha Pjerin Vogli.

I urojme sherim te shpejte.