Kosovari tregon se si gruaja e tij gjermane ben punet e shtpis

Sot, mërgimtari i njohur i tiktok-ut, Rasim Avdyli, është shfaqur më i relaksuar në një video të tij, të cilën e ka publikuar në tiktok. Ai ka ndarë me fansat e tij momente teksa e dashura e tij gjermane e pastron shtëpinë, shkruan pemajetes.com.

I emocionuar, Avdyli thotë se edhe vet pastron vazhdimisht, por kur e dashura e tij gjermane pastron, shtëpia e tyre merr një pamje krejt tjetër, pra duke krejtësisht ndryshe.

“Edhe unë fshij, munohna me pastru, por interesont, kur fshin kjo, shpija doket krejt ndryshe. Dora e femnes është ndryshe, tash duhet me ua dhanë haun, po jau kallxoj të vërtetën”, dëgjohet duke thënë ai në videon e publikuar në tiktok