Përbërësit:
600 gr kotoleta qingji
2 lgj miell
2 lgj gjalp
200 gr bizele
2-3 karrota
150 gr djath kaçkavall
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Kotoletat i spërkatim me kripë e piper të zi dhe i pudrosim me pak miell. Shkrijmë gjalpin dhe I skuqim kotoletat deri sa të zverdhen pak. Ndërkohë në një tenxhere me ujë të valuar me kripë ziejmë bizelet dhe karrotat e prera në kubikë. Largojmë mishin dhe kaurdisim për 2-3 minuta bizelet dhe karrotat. Hapim një letër mbi tavë dhe vendosim poshtë si bazë 2-3 kotoleta të vogla. Mbi to vendosim bizelet e karrotat e më pas vendosim djath. E mbështjellim me letër dhe e vendosim në tavë me djathin lart dhe më pas e vendosim në furrë të nxehtë për 10-15 minuta. Mund të vendosim komplet edhe 4 racione së bashku dhe më pas ti ndajmë ose paketa individuale që mund të merren në punë apo piknik.