Zupa

0
17

Përbërësit:



1 l qumësht

4 lgj sheqer

3 kokrra vezë

3 lgj miell

1 lgj niseshte

4 lgj arra të shtypura

4 lç sheqer

1 lç liker për 1 tas

1 lgj kakao

10 biskota savojard

Vanilje

Përgatitja:

Ziejmë qumështin duke lënë 1 gotë të ftohtë mënjanë. Në një tas rrahim vezët me sheqer e miell, gotën e ftohtë të qumështit dhe e trazojmë mirë deri sa të kemi një masë homogjene. Shtojmë masën homogjene tek qumështi I nxehte dhe e trazojme me tel vezësh deri sa krm të marrë valë e largojmë menjeherë duke shtuar dhe vaniljen. Nëse deshironi mund ta ndani kremin në dy tasa dhe mund të shtojmë 1 lugë gjelle kakao tek njeri tas . Në cdo tas vendosim në fund kremin ,njomin biskotat me liker ose shurup portokalli, i vendosim mbi krem , shtojmë 1 lugë gjelle reçel ose rrush të thatë dhe arra te therrmuara e krem. Nëse do treteni kremin me kakao e bejmë me shtres, ne fund e dekorojme me krem pana ose thjesht vetem me arra.