Kujdes! Mënyra se si ne shtrëngojmë dorë, paska domethënie të veçanta

Mënyra se si ne i japim dorën dikujt, tregon më shumë nga sa mendoni ju, për personalitetin tuaj. Mund të tregojë më shumë për besimin, kontrollin, vëmendjen, frikën apo edhe mungesën e respektit. Më poshtë do ju sjellim se si mund ta lexoni një shtrëngim duarsh.

Kështu që herës tjetër tregohuni më të vëmendshëm.

1. Shtrëngimi me dy duar

Nëse një person ju shtrëngon me të dyja duart, ky është një tregues që ai e ndjen vetëm në dominant krahasuar me ju, por është i gatshëm për të biseduar. Do të thotë “le të diskutojmë” dhe tregon se është i sinqertë dhe shumë i hapur për diskutime.

2. Shtrëngim duarsh dominant

“Unë jam shefi, nuk më intereson çfarë mendoni dhe unë kam fjalën e fundit”. Kjo është ajo që kuptohet gjatë një shtrëngimi duarsh, kur pëllëmba e personit që takoni është e drejtuar nga toka.

3. Një shtrëngim duarsh, kur gishti i madh i dorës qëndron shumë lart

Kjo është një shenjë që bëhet fjalë për një shtrëngim duarsh të nënshtruar. Ky lloj i shtrëngimit të dorës vjen nga njerëz të ndrojtur ose të frikësuar lehtësisht. Do të thotë se personi nuk është i sigurt dhe mund të dominohet lehtë.

4. Një shtrëngim i butë duarsh

Nëse shtrëngimi i duarve është i ngathët dhe si “një peshk i ngordhur”, zbulon mungesën e angazhimit, indiferencës dhe madje edhe dobësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *