‘Kujdesu për pamjen’, Blerina Bombaj debat me fansen: Ndoshta jam prapa bote

Dietologia shumë e dashur për publikun, Blerina Bombaj është shumë aktive në rrjete sociale ku së fundmi ka postuar një foto në të cilën bie në sy fakti që shfaqet shumë natyrale dhe me një makeup shumë të lehtë.

Përpos shumë komentuesve që e komplimentojnë për thjeshtësinë, një ndjekëseje nuk i ka pëlqyer kaq natyralitet nga Blerina dhe i shkruan të jetë më e kujdesshme për pamjen.

“Te lutem e di qe do te transmetosh thjeshtesine tuaj. Por duke qene person publik pak me e kujdesur per pamjen, gjithsesi eshte e drejta juaj per cdo gje me falni per sygjerimin”, i komenton ndjekësja.

“Cila eshte pakujdesia? Mund te me thuash? Mos jam gje me floke pa krehur, pa lyer? Me sy me sklepa? Tualet te papastruar? Veshur me pizhame? Aman me trego se ndoshta jam prapa bote”, ia kthen Blerina.

“Duhet te zgjedhe dicka me te bukur per ta hedhur foto, ndoshta ti shtoje vetem nje buzeqeshje me shume fotos, jo qerpike false apo ku ta di une dhe cel te mbahet drejt kur del qe te dukesh ashtu sic je, jo keshtu si ke dale, pa ofenduar sepse te gjithe kemi kendet tona te mira dhe te keqia”, replikon një tjetër ndjekëse.

“Ne nje gje nuk kuptoj, ne konkurs bukurie jemi ketu?!! Relaks o njerez, nuk dalim ne foto per te gjetur burre”, i përgjigjet Blerina duke qeshur.

“Po jo per te gjetur burre moj zemer se e dime qe e ke nje, po nxirr nje tpelqyeshme per syte e tjetrit, te mos kemi reagimin sapo ta shohim. Keto qe bejne si mendjehapura per vete nxjerrin foto te bukura. Pse duhet me dale e shemtuar kur sje moj xhan”, vazhdon ndjekësja.

“Ty o xhan te duket shemtuar mua jo. Une s’e kuptoj dmth kete fare budallalleku dhe mendesie siperfaqsore qe duhet patjeter te nxjerresh foto sic do te pelqente ty dhe kujtdo tjeter! Cfare rendesie ka domethene se si beni ju kur shihni foton time apo te dikujt tjeter?! A mund te ma uli mua kjo gje cilesine e jetes? Jalla jalla domethene”, ia kthen Blerina teksa debati ka vazhduar më tej edhe me ndjekës të tjerë.