Kulloshtër (Qumështor me qumështin e parë te lopës)

Një gatim tradicional për ditën e Shën Gjergjit në zonën e Dibrës, një lloj ëmbëlsire që bëhet me qumështin e parë të lopës.

Përbërësit

1250 ml qumësht
6 kokrra vezë
4 lugë niseshte
2 lugë miell
4 lugë sheqer
pak kripë
1 lugë gjalpë

Përgatitja
1
Rrahim vezët (mund të përdorni dhe mikserin). Shtojmë një nga një të gjithë përbërësit e tjerë përveç gjalpit.
2
Vendosim tenxheren në zjarr dhe e lëmë derisa përzierja të mpikset duke e përzier vazhdimisht.
3
E kthejmë këtë masë në tepsi të lyer me gjalpë dhe pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë.
4
Nëse përdorim tavë qelqi, e ngrohim paraprakisht në furrë para se të hedhim përzierjen e nxehtë.