Kush paguhet më shumë mes tre aktorëve? Olsi Bylyku e thotë troç

Aktori i humorit, Olsi Bylyku ka qenë një ndër të ftuarit e puntatës të radhës në emisionin ‘Thumb’ , ku nuk i bëri dot ‘bisht’ pyetjes ‘alla shqiptarëshe’ se sa e ka rrogën.

Ai ka preferuar të mos thotë shifra, por ka zbuluar se në bashkëpunimin me Bes Kallakun dhe Erion Isain, ai është më pak i paguari.

“Ne nuk kemi ndarë kurrë pozicione me njëri-tjetrin që unë jam drejtori, ti do të merresh me këtë, unë me atë! Ne nuk paguhemi njësoj sepse ata e morën përpara meje riskun që të largohen nga “Portokallia” dhe kanë qëndruar shumë gjatë pa punuar duke studiuar këtë emision dhe kanë benefite monetare më të mëdha se unë. Por me kalimin e sezoneve sigurisht që do të ndryshojë terësisht pagesa”,-është shprehur Olsi Bylyku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *