Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Kuzhinieri Italian tregon sekretin si duhet ti zini makaronat

Shumica shtojnë vajin e ullirit kur ziejnë shpagetat, që brumi të mos ngjitet.

Kuzhinieri italian, Fabio Vivijani, i cili jeton dhe punon në Çikago, thotë që kurrë nuk do të duhej të shtoni vajin e ullirit në pasta, sepse ai nuk do të ndihmojë që shpagetat ose makaronat të mos ngjiten njëra me tjetrën.

Të jemi më të saktë, ai thotë që ata të cilët e bëjnë këtë gjë “do të duhej të turpëroheshin, sepse këtë përbërës të mrekullueshëm dhe të shtrenjtë e shpenzojnë kot”.

Ai shton që ekziston mënyra shumë më e lirë e cila do t’ju ndihmojë që pasta të mos ngjitet.

– Mendoj që është gjëja më e kotë të cilën e kam dëgjuar ndonjëherë lidhur me zierjen e brumërave që duhet t’i shtohet vaji i ullirit që të mos ngjiten.

“Kjo është gënjeshtër, por veç kësaj, shpenzoni kot përbërësin e mrekullueshëm, turp të keni.

E gjitha që do të duhej të bëni, për ta shmangur ngjitjen e pastave, është që shpesh t’i përzieni derisa jeni duke e zier”, thotë Vivijani. Vetëm përzieni brumërat, o dembelë!”

Viviani ka zgjidhur edhe “mi sterin” lidhur me atë që pastën duhet ta kriposni.

“Është në rregull të shtoni pak kripë, por kini kujdes të mos e teproni, posaçërisht nëse bëni edhe ndonjë salcë të njelmët apo shtoni djathë i cili tashmë është i njelmët, thotë kuzhinieri.