Lagështi në shtëpi? Zgjidheni problemin me kripë të trashë

Ekzistenca e lagështirës është një nga problemet më të zakonshme për të luftuar në shtëpinë tuaj.

Megjithatë, ndonëse ky problem është i zakonshëm, është mirë të veprohet për dy arsye themelore: para së gjithash nuk është e bukur të shihet dhe pastaj lagështia është armiku i shëndetit tonë.

Për më tepër, lagështia mund të ndryshojë ushqimin, duke shkaktuar myk që jo vetëm i bënë ato të pangrënshme, por gjithashtu mund të nxisi fillimin e sëmundjeve të caktuara.

Përveç këshillës së zakonshme për të lënë dyert dhe dritaret e hapura për ajrim, një nga metodat më efektive për të zgjidhur problemin është kripa e trashë.

Le të shohim se si: Thjeshtë vendosni një sasi të caktuar të kripës së trashë në një tas plastik ose në shumë thasë të vegjël të hapur.

Në vend të çantave, ju mund të përdorni edhe një shishe plastike në këtë mënyrë: Thani dhe prisni një shishe plastike Vendosni 200 gramë kripë gatimi të trashë brenda.

Pastaj vendoseni shishen plastike në një cep të dhomës dhe brenda tri apo katër ditësh do të vini re se uji do të absorbohet gradualisht nga kripa, duke siguruar një mjedis të shëndetshëm për të gjithë familjen.

Përzierja mund të ripërdoret disa herë, të paktën pesë, thjeshtë duke tharë kripën brenda furrës për rreth 15 minuta në një temperaturë prej 50 °.