Vangjush Stavro, Drejtori i Sistemeve Informatike ne vendin tone ka treguar per here te pare sherbimin me te ri qe eshte hedhur online ne bashkepunim me AKSHI-n, DPGJC dhe e-Albania per te bere deklarimin e adreses se shtetasve shqiptare qe jetojne jashte Shqiperise.
Ja se si behet kjo procedure:
Në fillim shtetasi duhet të identifikohet në e-Albania me kredencialet e tij. Pasi identifikohet, thjeshtë duhet të kërkojë për shërbimin përkatës: “Deklarimi i adresës jashtë vendit”.
Duke vendosur disa fjalë kyçe mund të dalë shërbimi – Deklarimi i adresës; shtypim butonin “Përdor” për të shfrytëzuar këtë shërbim; krijojmë një aplikim të ri. Siç do të shihni edhe vetë, shumë thjesht duhet të plotësojë shtetin ku banon, kodin postar, qytetin, rrugën dhe numrin e ndërtesës ku shtetasi banon.
Gjithashtu më poshtë mund të vendosë elementë shtesë, në qoftë se është për të gjetur adresën, – janë me zgjedhje shtetet. Më poshtë mund të zgjidhni edhe anëtarët e familjes, me të cilët ndodhet në adresë, kështu që adresa përditësohet për të gjithë anëtarët e familjes së tij, gjithmonë për ata që ka në certifikatën familjare. Ka edhe një seksion me “shënime” dhe në fund, gjë që është shumë e rëndësishme, – duhet të ngarkojë një foto, të një dokumenti, që vërteton adresën, që mund të jetë, psh., fatura e dritave, e ujit ose një kontratë qiraje.
Të gjitha këto të dhëna, në momentin që shtetasi shtyp butonin “dërgo” në fund, do të shkojnë pranë zyrës së gjendjes civile përkatëse, ku ky shtetas është i regjistruar në Republikën e Shqipërisë.
Punonjësi do marrë njoftimin që i ka ardhur kjo kërkesë, do ta përpunojë, do shqyrtojë të dhënat dhe automatikisht i saktëson adresën shtetasit në Regjistër. Dhe ai ka adresën kryesore në Shqipëri, dhe adresën jashtë vendit.