Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Pipero zbulon kush do e marrë vaksinën e Covid-19 dhe kush përjashtohet

Kompani të ndryshme kanë treguar efikasitetin e vaksinave që kanë prodhuar kundër Coviditdhe pjesa më e madhe e shteteve kanë siguruar doza për popullin.

Shtetet kanë vendosur rregulla të ndryshme në lidhje me grupmoshën që do të marrë dozën e vaksinës, ndërsa mjeku imunolog Genc Sulçebe shpjegon se asnjë studim nuk ka nxjerrë të dhëna për efikasitetin tek fëmijët.

“Tek fëmijët nuk ka ende të dhëna për efikasitetin e vaksinës. Deri në moshën 18 vjec nuk do bëhet vaksina, tek fëmijët dhe gratë shtatzëna nuk do të bëhet”, tha Sulçebe në ‘Opinion’.

Mjeku infeksionist Pipero shtoi se në vendin tonë nuk do të shihet mosha e të infektuarve por ekspozimi ndaj sëmundjes dhe në këtë mënyrë do të merret vendimi se kush do e bëjë vaksinën.

“Shtete të ndryshme kanë politika të ndryshme. Përjashtim nga mosha jam dakord me atë që tha profesoresha, bëhet për fashat që janë të ekspozuara, përshembull në mjekësi, ushtri e shkolla. Këtu nuk do të shikohet mosha dhe sëmundjet kronike, por ekspozimi”, tha Pipero.