E pamë dhe këtë/ Rama kapet keq me kryeministrin e Holandës/ Kalo ti i pari, jo jo kalo ti i pari… Ja kush u dorëzua në fillim…

Kaloi ti i pari’, ‘jo, jo, ti i pari’, ka qenë ky ‘debati’ mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij holandez Mark Rutte, ndërsa u takuan sot në Samitin e Brdos në Slloveni.

Të dy kryeministrat kërkonin t’i lironin rrugën njëri-tjetrit për t’u futur para, në shenjë respekti, por kokëfortësia i çoi ata thuajse edhe njëherë në fillim të rrugës ku u takuan, pasi ecën mbrapa duke mos pranuar asnjëri të kalonte i pari.

Në fund, ai që u ‘dorëzua’ ishte kryeministri holandez, ndërsa momenti u shoqërua me të qeshura.