Ka ndërruar jetë mjekja dhe ushtarakja Edlira Kukeli e cila mbante gradën nënkolonel. Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
“Forcat e Armatosura kanë humbur një mjeke të mrekullueshme dhe një ushtarake të përkushtuar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së nënkolonel Edlira Kukeli, e cila për mbi 26 vjet shërbeu në strukturat më të rëndësishme shëndetësore të FA.
U prehtë në paqe!”, shkruan Peleshi.