Lajmi i fundit! COVID-19 i merr jetën efektivit të Policisë. Emri

Kovidi vazhdon të marr jete në venditn tonë. Sot virusi i ka marrë jetën një efektivi të policisë rrugore në Shkodër.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Gëzim Gilaj, pjesë e policisë rrugore, prej disa vitesh. Gilaj nuk ka mundur dot t’i mbijetojë sëmundjes.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e efektivit. Ai ishte i shtruar në spitalin e Shkodrës prej disa ditësh. Por nuk mundi të mbijetojë.

Sipas specialistëve, edhe pse një pjesë e mirë e popullsisë është vaksinuar dhe të tjerë e kanë kaluar sëmundjen duke përfituar antitrupa, sërish situata mbetet serioze.