Lajme te mira nga spitali infektiv kunder kovidit

Bie numri i te infektuarve ne spitalin infektiv dhe ky eshte nje lajm i mire por në 24 orët e fundit janë 3 pacientë që kanë humbur jetën si pasojë e komplikacioneve nga Covid.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dy prej tyre ishin nga Durrësi, përkatësisht 58 dhe 74 vjeç dhe një qytetar nga Tirana, 70 vjeç. Ndërkohë janë shëruar 691 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në mbi 160 mijë persona që nga fillimi i epidemisë.

Edhe rastet e reja të konfirmuara janë më të pakta se mesatarja e javës që po lemë pas. Nga 2592 testime kanë rezultuar pozitivë me Covid, 467 qytetarë. Vatra kryesore mbetet Tirana me 168 të infektuar. Bie në sy se në qytetet e mëdha si Durrësi, Vlora, Elbasani apo Korça, rastet janë më të pakta se ditët e kaluara.

Në të gjithë vendin, sipas shifrave zyrtare, janë 8,951 pacientë aktivë me koronavirus, ndërsa në spitale po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 janë në gjendje më të rënduar.

Tv Klan