Lajmi i mire/Biznesmeni rus u ofron 1 mln dollarë ushtarëve për “kokën” e Putinit

Një shpërblim prej 1,000,000 dollarësh u është ofruar oficerëve ushtarakë nga një biznesmen rus për t’i “dorëzuar atij” presidentin rus Vladimir Putin të gjallë.

Alex Konanykhin e njoftoi këtë përmes llogarisë së tij të Facebook, ndërsa pas pak platforma në fjalë ja fshiu. Por, siç duket dëshira e tij për “kapjen” e Putinin e ka bërë atë që ta ripostojë njoftimin.

Më konkretisht, biznesmeni ka shkruar:

Facebook e hoqi postimin tim, a mendoni se ishte një vendim i drejtë? Në një foto shkruhej por ky është teksti: Unë premtoj t’i paguaj 1,000,000 dollarë oficerëve të cilët duke respektuar detyrën e tyre kushtetuese, arrestojnë Putinin nje armik sipas ligjeve ruse dhe ndërkombëtare.