Largohet një nga banorët e shtëpisë së Big Brother Vip, Fifi shpërthen në lot

I eleminuari i radhës nga “Big Brother VIP” ishte Graniti. Duket se për largimin e tij nga shtëpia, ka ndikuar situata e paqartë në të cilën ai u gjend në shtëpi, pas afrimitetit me Fifin, dhe një lidhjeje të lënë pezull jashtë.

Madje, (ish) e dashura i dërgoi edhe një letër, para pak ditësh, ku i shkruante se ishte lënduar, e bashkë me të modeli kishte lënduar edhe Fifin.

Gjithashtu, kujtomë se shumë nga banorët, kishin kritikuar ish-futbollistin për marrëdhënien me Fifin, duke i sugjeruar të shkëputej sepse po e penalizonte.

Pasi mori vesh lajmin e largimit të tij nga shtëpia, këngëtarja ka shpërthyer në lot, pasi ai ishte personi që ajo ka patur më afër nga banorët.